PARTNERITET STRATEGJIK ME KOSOVËN
03 qershor 2013
ANGAZHIMI YNË: Kosova - partnere dhe aleate strategjike kryesore e Shqipërisë
ZOTIMET TONA:
- Bashkëpunim me autoritetet përfaqësuese të Kosovës për nënshkrimin e “Traktatit të Miqësisë, Bashkëpunimit, Fqinjësisë së Mirë dhe Sigurisë”.
- Instalim, përmes këtij traktati i praktikës së organizimit të mbledhjeve të përbashkëta të qeverisë ku do të orientojmë dhe mbikëqyrim strategjitë e bashkëpunimit të thelluar në planin politik, ekonomik dhe social.
- Ndërmarrje e hapave të menjëhershëm dhe energjikë që ndihmojnë në njohjen e mëtejshme të Kosovës në arenën ndërkombëtare.
- Bashkëpunim me Kosovën në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetesës së shqiptarëve në të dy vendet dhe përshpejtimit të procesit të integrimit euroatlantik.
- Organizim i një komiteti ndërshtetëror, Shqipëri-Kosovë, për të përafruar legjislacionin në dy kahje; përafrimin e legjislacionit tregtar dhe të legjislacionit në përgjithësi me Bashkimin Europian.
- Takime të përbashkëta në nivel qeveritar ku do të diskutohet dhe vendoset në rrafshin strategjik për:
- sigurinë energjetike të hapësirës shqiptare në këto dy shtete;
- sistemin e unifikuar arsimor;
- bujqësinë dhe zhvillimin rural;
- turizimin dhe njehsimin e ofertës turistike.
- Integrim i prodhimit bujqësor me Kosovën me qëllim krijimin e një tregu të përbashkët bujqësor e ushqimor dhe pasjen e një oferte të përbashkët për tregjet e eksportit.
- Bashkim doganor me Kosovën.
- Do të synojmë që përmes sportit të afrojmë në familjen olimpike shtetin e ri të Kosovës.
- Krijim i një fondi të ekselencës për studime në fusha interesi të përbashkët.
- Bashkëpunim në fushën e arsimit duke u fokusuar në:
- unifikimin e kornizave kurrikulare;
- njehsimin e kurrikulave në fushën e edukimit qytetar demokratik;
- njehsimin e kurrikulave të gjuhës shqipe dhe leximit letrar, historisë dhe gjeografisë;
- bashkërendimin e praktikave më të mira në sigurimin e cilësisë në arsim, përmes shkëmbimit dhe binjakëzimit të shkollave dhe njësive të administrimit në arsim;
- unifikimin e praktikave të trajnimit, kualifikimit, atestimit dhe liçensimit të mësuesve dhe specialistëve të tjerë në arsim;
- unifikimin e kualifikimit të drejtuesve në arsim;
- unifikimin e përgatitjes së trajnerëve në arsim.
- DREJT SHQIPËRISE EUROPIANE
- SHQIPËRIA EUROPIANE NË RAJON E NË BOTË
- PARTNERITET STRATEGJIK ME KOSOVËN
- SHËRBIM DIPLOMATIK I REFORMUAR
- PËRKUSHTIM NDAJ SHQIPTARËVE QË PUNOJNË E STUDIOJNË JASHTË VENDIT
-
S’ka alibi që ju shpëton nga reforma në drejtësi
12 maj 2016
E shfrytëzoj këtë mundësi që më dha parafolësi, për të prekur tre tema me rëndësi duke filluar nga e para. Një mit urban sipas të [...] më shumë
-
PD sebepe për të bllokuar reformën në drejtësi
12 maj 2016
Ndodh rëndom këtu në Parlament që pa filluar rendi i ditës, në emër të procedurave parlamentare, të spekulohet. E dëgjova kolegun e opozitës për tre [...] më shumë
-
Akademia Politike e PS, një vlerë e shtuar në edukimin politik për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër
12 maj 2016
Akademia politike e Partisë Socialiste rinisi sot misionin e saj të edukimit politik, me organizimin e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe mbështetjen e fondacionit suedez “Olof [...] më shumë
-
Zgjedhja e 61 kryetarëve të rinj, rimblidhemi në 16 maj
11 maj 2016
Prononcim për media i Zëdhënësit të Kryesisë së PS, Alfred Peza, pas mbledhjes së sotme: Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë gazetarët për [...] më shumë
-
Gati për të realizuar reformën në drejtësi
10 maj 2016
- Ambasadorët kërkuan zbatimin e afateve të vendosura nga Bashkimi Europian për miratimin në kohë të reformës. Çfarë garancie i ka dhënë mazhoranca dy ambasadorëve? Ambasadorët [...] më shumë