PUNËSIM REAL
03 qershor 2013
ANGAZHIMI YNË Krijim i 300 mijë vendeve të reja të punës
ZOTIMET TONA:
- 40 mijë vende të reja pune dhe 12 mijë vende pune shoqëruese në industrinë prodhuese nëpërmjet financimit shtetëror të 120 milion USD në 4 vjet, në mbështetje të këtij sektori.
- 15 mijë vende të reja pune përmes zhvillimit të industrive që lidhen me detin dhe atyre mbështetëse.
- Të paktën 150 mijë vende të reja pune nga zhvillimi i bujqësisë, blegtorisë dhe aktiviteteve të tjera rurale.
- 4 mijë vende të reja pune përmes zhvillimit të industrisë së teknologjisë të informacionit, që do të punojë për
- 62 mijë vende pune përmes reformimit të programit të ndihmës ekonomike duke e zëvendësuar me mundësi reale punësimi në shërbim të komunitetit.
- Vënie në dispozicion të realizimit të këtij objektivi e të gjitha mjeteve dhe masave të nevojshme ligjore në të gjithë sektorët e ekonomisë.
- Përballim me përgjegjësi i sfidës demografike duke parandaluar krijimin e papunësisë së re
- Parteritet me qytetarin për krijimin, nxitjen, kërkimin dhe gjetjen e punësimit dhe në këtë kuadër:
- Riorientim i arsimit profesional drejt nevojave reale të tregut të punës në Shqipëri dhe modelit tonë të ri ekonomik
- Dyfishim i shkollave të arsimit profesional dhe ndërthurje me Qendrat e Formimit Profesional.
- Zgjerim i shërbimit arsimor dhe formimit profesional në fshat, duke ofruar aftësi në bujqësi, agropërpunim e shërbime bujqësore.
- Trajnim brenda 6 muajsh i të gjithë të rinjve nën 25 vjeç që janë regjistruar si punëkërkues.
- Përgjysmim i papunësisë së regjistruar femërore.
- Të gjitha grave e vajzave të regjistruara të papuna u ofrojmë një shans punësimi, vetëpunësimi ose trajnimi brenda një viti.
- Garantim i përparësisë në punësim për gratë dhe vajzat që kanë imigruar në zonat urbane dhe qytetet e mëdha.
- Mbështetje dhe diversifikim i programeve të posaçme të aftësimit e vetëpunësimit në zonat rurale.
- Trajnim brenda 2 vitesh i të gjithë të regjistruarve si punëkërkues.
- Krijim i Programit Kombëtar të Formimit Profesional në Punësim, për të formalizuar e zgjeruar traditën ekzistuese të mësimit të profesioneve.
- Krijim i shkollave të larta të arsimit profesional.
- Bashkëpunim me sektorin privat në Partneritete Publike-Private (PPP) për krijimin e institucioneve të larta të arsimit profesional.
- MIRËQËNIE PËRMES PUNËS
- EKONOMI PRODHUESE DHE SHËRBIME
- RILINDJE E FSHATIT
-
S’ka alibi që ju shpëton nga reforma në drejtësi
12 maj 2016
E shfrytëzoj këtë mundësi që më dha parafolësi, për të prekur tre tema me rëndësi duke filluar nga e para. Një mit urban sipas të [...] më shumë
-
PD sebepe për të bllokuar reformën në drejtësi
12 maj 2016
Ndodh rëndom këtu në Parlament që pa filluar rendi i ditës, në emër të procedurave parlamentare, të spekulohet. E dëgjova kolegun e opozitës për tre [...] më shumë
-
Akademia Politike e PS, një vlerë e shtuar në edukimin politik për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër
12 maj 2016
Akademia politike e Partisë Socialiste rinisi sot misionin e saj të edukimit politik, me organizimin e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe mbështetjen e fondacionit suedez “Olof [...] më shumë
-
Zgjedhja e 61 kryetarëve të rinj, rimblidhemi në 16 maj
11 maj 2016
Prononcim për media i Zëdhënësit të Kryesisë së PS, Alfred Peza, pas mbledhjes së sotme: Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë gazetarët për [...] më shumë
-
Gati për të realizuar reformën në drejtësi
10 maj 2016
- Ambasadorët kërkuan zbatimin e afateve të vendosura nga Bashkimi Europian për miratimin në kohë të reformës. Çfarë garancie i ka dhënë mazhoranca dy ambasadorëve? Ambasadorët [...] më shumë
14 mendimet tuaja për PUNËSIM REAL
- 09.06.2013 në 23:20
RILINDJE
- 12.06.2013 në 06:04
big like :)
- 12.06.2013 në 13:52
Programi eshte shum i kompletuar por une do te shtoja nje ceshtje sociale qe nuk eshte prek cdo behet me ata familje qe per interesa puplike u prishen shpit te cilat ishin ne prodes legalizimi dhe sot jan ne rrug te madhe
- 15.06.2013 në 02:33
fitore rilindje
- 17.06.2013 në 22:19
nje rilindje per te gjithe shqiperine dhe sa me shume punesim per qindra mijra student te dipllomuar qe jan ende pa nje vend pune dhe per ata qe jane te punsuar ne subjekte private qe shtrydhen pa meshir dhe pa te drejt hidhen ne rruge dhe sot jan ende te pa pune. E keqja eshte se me kete shtet qe ne kemi nuk ke as ku te ankohesh se te drejt nuk te jep kush po nuk fute doren ne xhep. URIME PER FITOREN E SIGURT . :)
- 19.06.2013 në 18:29
Program i qarte dhe evropian , guxim dhe pune pera realizuar se bashku,,
- 21.06.2013 në 14:20
Mua me pelqen programi i grupit te RILINDJES.eshte nje program i kompletuar, qe prek pjesen me te madhe te shoqeris shqiptare. dihet qe qeveria aktuale e ka fundosur shqiperin,ajo ka vjel pasurine kombetare te shqiperise,si nen toke ashtu edhi mbi toke duke i bere njerezit e saj supermiliarder,prandaj duhe nje pune me sakrifica te medha per ta ta rimbikembur.kam filluar te besoje qe kjo qeveri do ta lere shqiperine ashtu si e la karamanlisi greqine pa asnje qindarke.dy jane pikat me kryesore qe mund ta ndryshojne mireqenien e nje vendi.e para lufta kunder korrupsionit,sepse ne qofte se shteti perfiton p.sh 10 miliard lek nga mbledja e taksave , korrupsioni perfiton tre fishin e kesaj. dhe e dyta punesimi.punesim sa me shume te jete e mundur sepse sot shqipetaret jane me shume se 50 % pa pune dhe pa asnje ndihm nga qeveria.nderkohe qe ne media prezantohet rritje ekonomike,shqipetaret behen me te varfer cdo dit.Greqia eshte ne krize por te papunet marrin asistenc(kam shembullin personal) ka apo ska qeveria te ardhura sepse njeriu eshte elementi primar i nje shteti sepse po nuk pati te haje ai(njeriu) nuk ka qeveri , dhe nuk jane rruget ato qe sjelli zhvillimin.rruget jane nje nga elementet e nivelit te dyte per pjesen me te madhe te shqipetareve.i uroj fitore partise socialiste.
- 22.06.2013 në 12:07
PROGRAM PADYSHIM I MENDUAR SHUME MIRE DHE I KOMPLETUAR . NDRYSHIMI I SHQIPERISE VJEN VETEM NGA RILINDJA DHE NGA NUMRI 29 . FITOREEEEEEEE
- 22.06.2013 në 12:24
EC ATY TA MARRSHA DO TA FITOJME ME PATJETER KETE HERE
- 22.06.2013 në 19:35
RILINDJE DHE ME NJE KRYEMINISTER TE RI SI EDI RAMA KETE VIT DO E FITOJME ME SE S'BEN KENI MBESHTJETJEN E SHUME ADHURSVE
- 22.06.2013 në 23:40
Fitore Rilindje!!!!!
- 23.06.2013 në 12:29
RILINDJEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEEE......FITORE E SIGURTE E PARTSE SOCILAISTE !!!1EDI RAMAAAA
- 15.09.2013 në 19:57
Shume cilesor dhe i mundshem eshte programi i punesimit ! Me habit fakti i nje fare ngurimi dhe neglizhence profesionale te disa prej ministrave ne pergjigjet e pyetjeve tejet provokuese te disa prej opozitareve! Pyetjet sugjestive nga ata qe kane boshatisur arken e shtetit,duke falur, shperdoruar , bile edhe vjedhur pasurine e ketij vendi fokusoheshin kryesisht ne drejtimet se :ku do t'i gjeni paret per te realizuar programin tuaj, Me c'mjete e rruge do t'i realizoni dhe per sa kohe ??? Mendoj se esenca e pergjigjes ndaj kesaj pyetje qendron : Paret do t'i gjejme pikerisht tek ju,Tek ato qe ju i keni marre ketij populli ,qe do t'i gjejme ,do t'ua marrim dhe t'i perdorim per te miren e ketij populli. Gjithashtu me nje perdorim efektiv te organizuar dhe te kontrolluar nga shteti te te gjithe resurseve te vendit krijohen fonde te medha rezerve ,fonde qwe deri me tani jane pervetesuar ose shperdoruar padrejtesisht . Se fundi vendi yna ka potenciale aq te medha natyrore qe per vendin tone undesojne te ardhura shume here mne te medha se ato qe vilen deri me tani,rezerva keto qe jane mbi dhe nentokesore. Mbase ne nuk ja dime vleren ,por rezervat ujore se pari dhe cfrytezimi racional,moderrn dhe i kualifikuar i bregdetit krijon te ardhura shume te medha ne fonde dhe ne punesimin e njerezve . Politika e pergatitjes te specialisteve per turizmin hap perspektiva te mira per te ardhmen . Ecni perpara me guxim dhe mos u trembni nga tullumbacet qe bejne vetem nje pseudozhurme dhe asgje me teper se pastaj fashiten nga vrulli i zhvillimit . Koha punon per Ju dhe per popullin ! Rilindja te rilind shpirtin e vrare dhe t'i jap besim kuraje dhe shprese ketij populli !
- 01.10.2013 në 19:02
Vertet per tu admiruar kjo qeveri, me nje pratforme qeverisjeje te mirmenaxhuar deri tani. Nje seri reformash ne cdo ministri dhe institucion e administrate qe me siguri do zbatohen. zoti Edi Rama je kryeministri dhe lideri i shtetit Shqiptar, lufto dhe kontribo me mish dhe shpirt per kte vend dhe per ktte poputh qe te behesh dhe lideri shpirteror i tyre. Historia do te shkruaj per Ju....