Ribashkim me Europën
02 shkurt 2013
Rikthim në familjen europiane të cilës i përkasim
“Tre shanse të humbura në marrjen e statusit të vendit kandidat dhe në fillimin e bisedimeve për anëtarësim në BE. Kurs përplasje me perëndimin dhe posaçërisht partnerin strategjik SHBA-të. Shpërthime primitive të nacionalizmit për qëllime të ngushta politike.
Mospërmbushje e angazhimeve që burojnë nga anëtarësimi në NATO. Shqipëria e cilësuar si “regjim hibrid” nga raportet gjithnjë e më kritike të organizatave ndërkombëtare.”
Ky është bilanci i sotëm i qeverisjes së djathtë, përsa i përket marrëdhënieve ndërkombëtare dhe imazhit të Shqipërisë në botë.
Ky bilanc është i papranueshëm. Këtë imazh e refuzojmë.
Ne do t’i kthejmë qeverisjes shqiptare, imazhit të vendit tonë dhe patriotizmit shqiptar dinjitetin që i takon.
Me përkushtim. Së bashku.
“Shqipëria e ndodhur kundrejt Evropësë, mundet shumë shpejt të hyjë në qytetëri e të përzjehetë me Evropënë.” (SAMI FRASHËRI)
- DREJT SHQIPËRISE EUROPIANE
- SHQIPËRIA EUROPIANE NË RAJON E NË BOTË
- PARTNERITET STRATEGJIK ME KOSOVËN
- SHËRBIM DIPLOMATIK I REFORMUAR
- PËRKUSHTIM NDAJ SHQIPTARËVE QË PUNOJNË E STUDIOJNË JASHTË VENDIT
-
S’ka alibi që ju shpëton nga reforma në drejtësi
12 maj 2016
E shfrytëzoj këtë mundësi që më dha parafolësi, për të prekur tre tema me rëndësi duke filluar nga e para. Një mit urban sipas të [...] më shumë
-
PD sebepe për të bllokuar reformën në drejtësi
12 maj 2016
Ndodh rëndom këtu në Parlament që pa filluar rendi i ditës, në emër të procedurave parlamentare, të spekulohet. E dëgjova kolegun e opozitës për tre [...] më shumë
-
Akademia Politike e PS, një vlerë e shtuar në edukimin politik për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër
12 maj 2016
Akademia politike e Partisë Socialiste rinisi sot misionin e saj të edukimit politik, me organizimin e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe mbështetjen e fondacionit suedez “Olof [...] më shumë
-
Zgjedhja e 61 kryetarëve të rinj, rimblidhemi në 16 maj
11 maj 2016
Prononcim për media i Zëdhënësit të Kryesisë së PS, Alfred Peza, pas mbledhjes së sotme: Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë gazetarët për [...] më shumë
-
Gati për të realizuar reformën në drejtësi
10 maj 2016
- Ambasadorët kërkuan zbatimin e afateve të vendosura nga Bashkimi Europian për miratimin në kohë të reformës. Çfarë garancie i ka dhënë mazhoranca dy ambasadorëve? Ambasadorët [...] më shumë
6 mendimet tuaja për Ribashkim me Europën
- 17.05.2013 në 12:51
une jam i sapo kethyer me force nga belgjika me PA te drejte dhe ne rinas kur pyeta policin se ku mund te ankohem per pa drejtesite qe na bejne ai me eshte pergjigjur duke thene se nuk mund te ankohesh ne asnje vend per kete. po ju si parti qe me shprese te zotit i fitoni keto zgjedhje c"fare do te beni per te drejtat tona si emigrant sepse une mendoj qe emigracioni e ka rimekembur kete KOMB ju lutem me ktheni nje pergjigje. dhe zoti ju ndihmofte qe ta hiqni qafe ate te mallkuar sali sepse ai eshte mallkimi i keti KOMBI dhe ju garantoj voten time dhe ate te families time
- 19.07.2013 në 10:05
Me falni Z. Edi Rama, perse nuk flitni edhe per detyrimet qe do te kemi ndaj Europes pastaj? Nuk te mjaftoi rasti i Greqise , Italise, Irlandes , Portugalise , Spanjes ??? kujtoni se ne kemi me fuqi se keta shtete? Ju lutem mos shitni endrra njerezve vetem per te marre vota. Burri matet nga fjalet e tij !!! Pastaj per punen e Europes jam shum skeptik, vetem per faktin se pastaj nuk mund te prodhon me monedhen tende dhe qe duhet te modifikosh sistemin bankar .... sinqerisht me fut friken gjer ne palce. Do te detyrojne Shqiperine qe te beje ndarjen mes Thesarit dhe Bankes se Shqiperise , qe do te thote ne fjala te varfera , qe nqs Shqiperi ka mungese qarkullimi leku apo euroje ne qarkullim duhet ti kerkoje borgj tek banka qendorere europiane dhe jo qe te bashkepunojne Banka e Shqiperise me Thesarin qe njera krijon bonde dhe tjetra i jep parate. Ministria e Thesarit duhet te jete garant per bondet e nje populli, ndersa po shkove ne europe nuk e ke me ket mundesi sepse per te paguar bondet duhet te kerkosh akoma me shume borgj. Dhe ate borgj do e paguajme me vuajtje si popull per shekuj. Shpresoj qe ta lexoni personalisht ket mesazh sepse eshte i rendesishem per çdo shqiptar. Ju lutem mos na dorezoni ne dore te ujqerve! populli eshte thjesht si delet qe duhet te ndjeke çobanin, dhe ne kete rast çobani jeni ju! Ndoshta per momentin do te beni marreveshje te fsheta apo ku e di une , por sinqerisht me kalimin e kohes dalin te gjitha ne drite. Mjaft vuajtem 50 vjet ne vendin tone ne komunizem , edhe 20 te tjera ne emigrim. u bene 70 vjet qe vuajme thjesht per faktin qe ngrihet nje politikan dhe vendos si ti teket. Meqe ju thoni qe deshironi qe te hyni ne histori , atehere duhet qe te kujtoheni per te mire , se per te keq kemi plot. Shqiperia ka 500 vjet qe kujton Gjergj Kastriotin vetem se luftoi per 25 vjet turqit dhe na dha lirine. Sot lufta eshte ekonomike , eshte ne nivel bankar , nuk eshte me me shpata apo shigjeta. Shpresoj qe te trajtoni popullin shqiptar jo me si idiot sikur na kane trajtuar per 70 vjet , por si nej popull qe po fillon dhe shikon driten avash avash. Ju lutem mos zhgenjenji shpresta tona! Rrespekte Altin Uku
- 20.08.2013 në 08:39
Mendoj se të drejtat personale (Individuale) i mbron Gjykata e Strasburgit !!
- 04.04.2014 në 21:50
Jeni qeveri e mire
- 18.04.2014 në 15:34
Jam nje studente qe ndodhet ne Itali , do te doja te ndaja disa ide me ju , por privatesisht mund te me mundesohet kjo kerkese ?
- 29.04.2014 në 09:43
Shqipetaret ju votuan masivisht ne zgjedhjet e 23 qershorit per nje shqiperi tjeter te lire per te punuar dhe me dinjitet per te jetuar..mos haroni premtimet qe keni dhene ,shqiptaret duan punesim cdo familje ka nevoje te ket nje te punesuar ,mos i lejoni drejtorat te bejne nepotizem ...sovranit po i humb besimi po ashtu dhe njerezit qe punuan dhe rezikuan per ju,jane shume pesimista e filluat me personat e gabuar punesimin ,mos haroni por reflektoni sa me shpejt ,zgjedhjet lokale po afrojne dhe me reformen e re jane me shume te rendesishme si nga punesimi dhe veprimi per te bere fushate ...nuk do te keni njeres qe te bejne fushate per ju ne zgjedhjet e ardhshme ..
Postoj një koment - ti përgjigjeni
- Ribashkim me Europën
- Rivendosje e Demokracisë
- Ripërtëritje e Shoqërisë
- Rimëkëmbje e Ekonomisë