Ripërtëritje e Shoqërisë
02 shkurt 2013
Shqiptarët meritojnë shumë më mire.
“Vdes i mbytur nga plehrat fëmija 13 vjeçar... Ermir Ujka... Djaloshi i cili ka qenë duke kërkuar për skrap pranë vendit të grumbullimit të mbeturinave urbane të qytetit kur makina e plehrave ka shkarkuar mbi trupin e tij tonelata me mbetje urbane.”
“28 femrat që nuk mundën të festonin Vitin e Ri... plot 28 vajza, gra, nëna u vranë nga prindërit, bashkëshortët, të dashurit.”
“Bulqizë - Lirie Mero ka humbur jetën në minierën e Bulqizës mëngjesin e së shtunës. Gruaja 45-vjeçare ndërsa punonte për të mbledhur krom në stokun e minierës është zënë poshtë nga një masiv gurësh. ...Bëhet me dije se Lirie Mero ishte nëna e katër fëmijëve dhe jetonte në varfëri të skajshme pasi i shoqi ishte invalid.”
“Sukth vdesin 4 fëmijë nga asfiksimi. Robert 13 vjeç... Vilson 11 vjeç... Kasandra 9 vjeç... Nertila 6 vjeç... Nëna i gjen të pajetë në shtëpi... Shkak i vdekjes së fëmijëve mendohet të ketë qënë një qiri i ndezur i lënë në cep të dhomës për ndriçim i cili më pas ka shkaktuar një zjarr të vogël duke çliruar gazra helmues. ”
Këta fëmijë, këto gra i vrau plehu, gazi, sëpata, zjarri, gurët apo plumbi, por drejt tyre i çoi keqqeverisja.
Këtyre grave e fëmijëve, frymën e fundit ia mori fataliteti apo kriminaliteti, por ranë pre e tij nga përjashtimi social, varfëria, diskriminimi, mungesa e shërbimeve publike dhe e përkujdesit shtetëror.
Kjo qeverisje e dështuar meriton vetëm ndëshkim.
Ky pushtet vrastar meriton vetëm përbuzje.
Kjo kohë e rendë meriton vetëm ndryshim.
Një qeverisje që ruan jetën e qytetarit e nuk e lë atë pre të vështirësive sociale dhe tensioneve shoqërore është e mundur.
Një shoqëri shqiptare me gra të fuqizuara, fëmijë që kanë të ardhme të sigurtë, solidaritet e mirëkuptim mund të ndërtohet.
Ne do ta bëjmë. Me përkushtim. Së bashku.
- SHËRBIME PUBLIKE SIPAS NEVOJËS
- JETËSIM MUNDËSIVE TË BARABARTA
- ARSIM CILËSOR DHE SHKENCË BASHKËKOHORE
- KULTURË, MJEDIS, SPORT
-
S’ka alibi që ju shpëton nga reforma në drejtësi
12 maj 2016
E shfrytëzoj këtë mundësi që më dha parafolësi, për të prekur tre tema me rëndësi duke filluar nga e para. Një mit urban sipas të [...] më shumë
-
PD sebepe për të bllokuar reformën në drejtësi
12 maj 2016
Ndodh rëndom këtu në Parlament që pa filluar rendi i ditës, në emër të procedurave parlamentare, të spekulohet. E dëgjova kolegun e opozitës për tre [...] më shumë
-
Akademia Politike e PS, një vlerë e shtuar në edukimin politik për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër
12 maj 2016
Akademia politike e Partisë Socialiste rinisi sot misionin e saj të edukimit politik, me organizimin e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe mbështetjen e fondacionit suedez “Olof [...] më shumë
-
Zgjedhja e 61 kryetarëve të rinj, rimblidhemi në 16 maj
11 maj 2016
Prononcim për media i Zëdhënësit të Kryesisë së PS, Alfred Peza, pas mbledhjes së sotme: Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë gazetarët për [...] më shumë
-
Gati për të realizuar reformën në drejtësi
10 maj 2016
- Ambasadorët kërkuan zbatimin e afateve të vendosura nga Bashkimi Europian për miratimin në kohë të reformës. Çfarë garancie i ka dhënë mazhoranca dy ambasadorëve? Ambasadorët [...] më shumë
1 mendimet tuaja për Ripërtëritje e Shoqërisë
- 15.07.2013 në 11:20
pershendetje..,
Postoj një koment - ti përgjigjeni
- Ribashkim me Europën
- Rivendosje e Demokracisë
- Ripërtëritje e Shoqërisë
- Rimëkëmbje e Ekonomisë