SHËRBIM DIPLOMATIK I REFORMUAR
03 qershor 2013
ANGAZHIMI YNË: Përfaqësim i vlerave dhe standardeve më të larta në shërbimin diplomatik
ZOTIMET TONA:
- Përfaqësim diplomatik i bazuar në:
- Patriotizëm – besnikëri ndaj Republikës së Shqipërisë dhe popullit shqiptar;
- Profesionalizëm – kryerje e detyrës me përgjegjëshmëri, efikasitet, standarde dhe zbatim i paanshëm i politikave, praktikave dhe direktivave;
- Meritokraci – respektimi dhe promovimi i karrierës në shërbimin diplomatik, gërshetuar me qarkullimin e diplomatit në mënyrë të paracaktuar, sipas parashikimeve të sanksionuara me ligj dhe praktikave më të mira ndërkombëtare;
- Integritet – Pastërti e figurës, shmangie e çdo konflikti interesi në ushtrimin e detyrës, kryerje e detyrës me korrektësi maksimale ndaj normave zyrtare, qytetare dhe demokratike;
- Përgjegjshmëri – angazhim maksimal dhe përkushtim në zbatim të detyrës për arritjen e misionit të shërbimit diplomatik dhe përfaqësimin dinjitoz të vendit.
- Shërbim diplomatik i udhëhequr nga interesat kombëtare dhe jo ato partiake apo klienteliste.
- Riorganizim i Ministrisë së Punëve të Jashtme në përputhje me praktikat më të mira europiane duke marrë parasysh edhe zhvillimet dhe tendencat që kanë të bëjnë me:
- rritjen e rolit të komunitetit ndërkombëtar në çështjet e brendshme që vjen paralelisht me proceset e integrimit euroatlantik;
- fuqizimin e aktorëve ndërkombëtare jo-shtetërore në marrëdhëniet ndërkombëtare.
- Rishikim i pranisë diplomatike në botë, në funksion të përmbushjes me efektivitet të prioriteteve të politikës sonë të jashtme, duke marrë parasysh faktorë si:
- përfaqësimin shqiptar për shqiptarët tek shqiptarët; fuqizim me përparësi i përfaqësive diplomatike në vendet ku jetojnë shqiptarë në masë të konsiderueshme.
- përfaqësimin e plotë; përfaqësitë si poste diplomatike të mirëfillta me staf funksional dhe që operojnë mbi kritere të qarta për koston dhe efektivitetin e tyre.
- përfaqësimin strategjik; përfaqësi në vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të përfaqësimin strategjik;
- përfaqësi në vende me të cilat Shqipëria ka marrëdhënie të konsiderueshme ekonomike dhe politike; hapje apo fuqizim i përfaqësive në “qendrat rajonale” ku gjenden zyrat qendrore të organizatave ndërkombëtare dhe rajonale, ose në vende ku gjenden një numër i madh ambasadash të vendeve të treta, me të cilat Shqipëria do të ruajë marrëdhëniet diplomatike, por nuk ka mundësi të vendosë ambasada.
- Rivlerësim dhe riorganizim i Konsujve të Nderit, duke angazhuar njerëz me potenciale ekonomike dhe financiare, sipërmarrës me kredenciale publike.
- Aktivizim i diplomacisë publike në shërbim të politikës së jashtme, për promovimin e potencialit shqiptar në mënyrë transparente, duke nxitur investimet e huaja.
- Përfaqësi diplomatike që krijojnë kushte për komunikim të vazhdueshëm me komunitetet shqiptare dhe bëhen mbrojtëse të interesave të tyre.
- DREJT SHQIPËRISE EUROPIANE
- SHQIPËRIA EUROPIANE NË RAJON E NË BOTË
- PARTNERITET STRATEGJIK ME KOSOVËN
- SHËRBIM DIPLOMATIK I REFORMUAR
- PËRKUSHTIM NDAJ SHQIPTARËVE QË PUNOJNË E STUDIOJNË JASHTË VENDIT
-
S’ka alibi që ju shpëton nga reforma në drejtësi
12 maj 2016
E shfrytëzoj këtë mundësi që më dha parafolësi, për të prekur tre tema me rëndësi duke filluar nga e para. Një mit urban sipas të [...] më shumë
-
PD sebepe për të bllokuar reformën në drejtësi
12 maj 2016
Ndodh rëndom këtu në Parlament që pa filluar rendi i ditës, në emër të procedurave parlamentare, të spekulohet. E dëgjova kolegun e opozitës për tre [...] më shumë
-
Akademia Politike e PS, një vlerë e shtuar në edukimin politik për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër
12 maj 2016
Akademia politike e Partisë Socialiste rinisi sot misionin e saj të edukimit politik, me organizimin e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe mbështetjen e fondacionit suedez “Olof [...] më shumë
-
Zgjedhja e 61 kryetarëve të rinj, rimblidhemi në 16 maj
11 maj 2016
Prononcim për media i Zëdhënësit të Kryesisë së PS, Alfred Peza, pas mbledhjes së sotme: Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë gazetarët për [...] më shumë
-
Gati për të realizuar reformën në drejtësi
10 maj 2016
- Ambasadorët kërkuan zbatimin e afateve të vendosura nga Bashkimi Europian për miratimin në kohë të reformës. Çfarë garancie i ka dhënë mazhoranca dy ambasadorëve? Ambasadorët [...] më shumë