Zgjedhja e 61 kryetarëve të rinj, rimblidhemi në 16 maj
11 maj 2016
Prononcim për media i Zëdhënësit të Kryesisë së PS, Alfred Peza, pas mbledhjes së sotme:
Jemi në këtë komunikim të drejtpërdrejtë me të gjithë gazetarët për t’ju informuar në lidhje me përfundimin e mbledhjes së sotme të Kryesisë së Partisë Socialiste. Kryesia u mblodh nën drejtimin e Kryetarit, z. Edi Rama, për të vijuar me punën në bazë të vendimit të mbledhjes së fundit të marrë nga kjo Kryesi, për ndarjen dhe miratimin përfundimtar të detyrave specifike të të gjithë sekretarëve të Sekretariatit Ekzekutiv të Partisë Socialiste.
Tashmë secili nga sekretarët e zgjedhur në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste i ka të qarta dhe specifike të gjitha detyrat, në kuadër dhe të të gjitha detyrave të përbashkëta me Sekretariatin Ekzekutiv të Partisë.
Nga ana tjetër u bë një analizë e punës së deritanishme e organizimit të partisë nga baza deri në qendër, me fokus të veçantë procesin e përmbushjes së detyrave të Kryesisë për zgjedhjen e 61 kryetarëve të rinj të Partisë Socialiste, në 61 bashkitë e vendit sipas ndarjes së re administrativo-territoriale.
Për ta përmbyllur dhe për ta përmbushur këtë proces, Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet sërish në datën 16 maj.
Gjithashtu u bë një analizë në lidhje me të gjithë punën dhe veprimtarinë por edhe me aktivitetet që Partia Socialiste po zhvillon dhe do të zhvillojë në kuadër të festimit të 25 vjetorit të themelimit të saj.
Për çdo të re tjetër do jemi në kontakt! Ju faleminderit dhe punë të mbarë.
-
S’ka alibi që ju shpëton nga reforma në drejtësi
12 maj 2016
E shfrytëzoj këtë mundësi që më dha parafolësi, për të prekur tre tema me rëndësi duke filluar nga e para. Një mit urban sipas të [...] më shumë
-
PD sebepe për të bllokuar reformën në drejtësi
12 maj 2016
Ndodh rëndom këtu në Parlament që pa filluar rendi i ditës, në emër të procedurave parlamentare, të spekulohet. E dëgjova kolegun e opozitës për tre [...] më shumë
-
Akademia Politike e PS, një vlerë e shtuar në edukimin politik për Shqipërinë e Gjeneratës tjetër
12 maj 2016
Akademia politike e Partisë Socialiste rinisi sot misionin e saj të edukimit politik, me organizimin e Fondacionit “Qemal Stafa” dhe mbështetjen e fondacionit suedez “Olof [...] më shumë
-
Gati për të realizuar reformën në drejtësi
10 maj 2016
- Ambasadorët kërkuan zbatimin e afateve të vendosura nga Bashkimi Europian për miratimin në kohë të reformës. Çfarë garancie i ka dhënë mazhoranca dy ambasadorëve? Ambasadorët [...] më shumë