PROGRAMI

ZGJIDHJE PËR PRONAT

03 qershor 2013

ANGAZHIMI YNË Mbyllje e ciklit shekullor të paqartësisë me pronën

ZOTIMET TONA:

  • Shqiptarët do të jenë të gjithë pronarë të ligjshëm në prona të ligjshme.
  • Zhdukim 3 zarfet e hallkave të korrupsionit: zarfin tek kthimi i pronave, zarfin tek legalizimet dhe zarfin tek regjistrimi i pronës.
  • Përparësi kompensimit në natyrë, në raport me dhënien e kompensimit financiar, duke mundësuar uljen e faturës financiare për shtetin.
  • Orientim i procesit të privatizimit të pasurive publike me qëllim favorizimin e procesit të kthim-kompensimit të pronave.
  • I japim fund zvarritjeve dhe sorollatjeve administrative, si burimi bazë i korrupsionit.
  • Evidentim i të gjithë pronave publike që fshihen nëpër sirtarët e institucioneve shtetërore.
  • Saktësim i fondit të kompensimit, i cili do të operojë sipas një skeme të qartë dhe të barabartë për të gjithë të interesuarit.
  • Legalizim brenda 2 vjetësh i ndërtimeve informale, të bëra në pronën vetjake dhe atë publike.
  • Legalizim i ndërtimeve informale të kryera mbi toka me pronarë dhe të ndërtimeve të kryera në zona urbane, deri në fund të mandatit të parë.
  • Përshpejtim i procedurave të evadimit të dosjeve, të cilat në mijëra raste janë bllokuar vetëm për të nxitur korrupsionin.
  • Proces legalizimi i integruar me regjistrimin dhe urbanizimin e zonave informale.
  • Bashkim i të gjitha agjencive që operojnë me pronat në një agjenci të vetme me fuqi dhe përgjegjësi të plota.
  • Krijim i Regjistrit të plotë të Pasurive të Paluajtëshme, duke përfunduar regjistrimin fillestar në zonat kadastrale që kanë mbetur.
  • Zbatim i një programi të veçantë për regjistrimin e Pronave në Bregdetin e Jugut.
Përfundim i procesit të përpunimit dhe hedhjes të të dhënave për të gjitha zonat e futura në sistem.

LAJME TE TJERA:

10 mendimet tuaja për ZGJIDHJE PËR PRONAT

Postoj një koment

Ju lutem plotësoni emrin

Ju lutem plotësoni adresën e saktë të emailit

Shkruani mesazhin tuaj

PROGRAMI:
Përfshihu: